Mbrojtja e të Dhënave Personale sipas Ligjit Nr. 9887 dhe Standardeve GDPR
Mazarine Real Estate mbledh vetëm të dhënat e domosdoshme për organizimin e vizitave të pronave, komunikimin e ofertave dhe përgatitjen e kontratave noteriale (Emër, Numër Telefoni, Adresë Email). Ne nuk shesim dhe nuk ndajmë asnjë të dhënë personale me palë të treta pa pëlqimin tuaj të shprehur.
Të gjitha komunikimet elektronike dhe të dhënat e formularëve ruhen në servera të enkriptuar me SSL 256-bit. Qasja në të dhënat tuaja u lejohet vetëm agjentëve të licencuar të autorizuar për transaksionin tuaj.
Çdo përdorues ka të drejtë të kërkojë akses, modifikim ose fshirje të menjëhershme të të dhënave të tij personale përmes formularit tonë të kontaktit.
Kur zgjidhni një gjuhë tjetër nga shqipja, teksti i faqes përkthehet nga Google Translate dhe i dërgohet Google-it për përkthim. Ruhet një cookie funksionale (googtrans) që mban mend gjuhën e zgjedhur.